E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvëndesministrja e Integrimit: Për statusin kanë rëndësi kriteret teknike

Grida Duma

Zëvendësministrja e Integrimit, Grida Dume, ka shpalosur një vizion të ri të qeverisë rreth kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë ftesën për vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, kriteri politik nuk ka rëndësi më shumë se sa kushtet teknike. Në një intervistë për Ora News , Dume tha se kriteri politik nuk mund të dënojë Shqipërinë me refuzimin për herë të tretë të statusit të vendit kandidat.

“Plotësimi i kriterit teknik dhe standardi i përdorur nga vendet e tjera të rajonit, janë bazat mbi të cilat do të kërkohet një përgjigje pozitive për kërkesën e Shqipërisë, tha Duma.

Duma thotë se Shqipëria ka përparuar në përmbushjen në masën kritike te 12 prioriteteve, por disa prej tyre nuk mund të maten matematikisht, siç është rasti i reformës në drejtësi.

Ndryshe nga Berisha dhe zëdhënësia e PD-së, Duma thekson rëndësinë e kritereve teknike, që janë përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›