Pollo në Ora News: SHISH ndërhyri në politikë

SHISH në drejtimin e Bahri Shaqirit ka ndërhyrë në punët e brendshme politike. Deklarata është bërë në Ora News nga ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit , Genc Pollo, i cili duke i`u referuar ngjarjeve të 21 janarit, zbuloi për herë të parë se kjo agjenci i ka fshehur Qeverisë informacione të rëndësishme për përdorimin e dhunës në protestë.
Genc Pollo, i cili prej tre viteve e fundit është zëvendësuar në Ministri nga Kreu i ri i SHISH, i ka quajtur të stisura dhe të ekzagjeruara deklaratat opozitare për përdorimin e shërbimit sekret nga Qeveria nën drejtimin e Visho Ajazi Likës.
Sipas Ministrit të TIK, është nonsens të kërkosh që SHISH të jetë i pavarur, pasi detyrë e kësaj agjencie është t`i shërbejë Qeverisë.