E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo, pret shiritin e përurimit të stendës, për pullat postare

Për të gjithë ata që duan të njohin një pjesë të historisë së Shqipërisë, kanë mundësi të shohin në pavionin e pullave postare në Muzeun Historik. Stenda e re u përurua ditën e enjte, shiriti i së cilës u pre nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo. Në këtë përurim, ka qenë i pranishëm drejtori i postës Arqile Gorea si dhe i Muzeut Luan Malltezi. Gjatë fjalës së tyre përshëndetëse, u vlerësua hapja e kësaj stende.
 

Më pas, pjesë në këtë aktivitet, në 98 vjetorin e emetimit të pullës së parë shqiptare, punonjësit e postës si dhe kureshtarë, vizituan stendën që paraqet pullat e postës shqiptare që nga krijimi e deri në ditët e sotme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›