E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët, ndryshon vendimi për llogaritjet

05/05/2011  Përfitimeve të parakohshme dhe suplementare u shtohen edhe kompensimet për dritat e bukën

Rikthehet paga referuese neto, klasifikimet për llogaritjet e gjetjen e dokumentacionit

Pranvera Kola

Pëson një sërë ndryshimesh vendimi mbi të cilin llogariten përfitimet për ish-ushtarakët. Gjatë ditës së djeshme janë publikuar në Fletoren Zyrtare shtesat që i bëhen vendimit, ku do të njihet si vjetërsi shërbimi krahas periudhës së plotë të vuajtjes së dënimit me burgim edhe ajo e internimit. Po ashtu janë bërë ndryshimet përkatëse edhe mbi pagën referuese që do të përdoret për efekt të llogaritjes. Për këtë është shtuar pika që përcakton se paga mesatare referuese kthehet në pagë mesatare referuese neto pas zbritjes së shumës së kontributit të detyrueshëm të sigurimit shoqëror, kontributit të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor, tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributit të sigurimit suplementar, që mbahen nga paga, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, në kohën kur personit i ka lindur e drejta për përfitim. Një tjetër pikë e ndryshuar është edhe ajo për lehtësimin e procedurave për sigurimin e dokumentacioneve. Kështu, për të zvarritjet dhe vonesat në sigurimin tyre është hequr dëshmia e penalitetit nga pika dokumentacioneve që duhet të plotësojnë ministritë. Ndërkohë është zgjeruar gama strukturave ku duhet të bëhet plotësimi i formularëve mbi pagën referuese dhe periudhën e shërbimit të aplikuesit. Kështu, krahas Ministrisë së Mbrojtjes janë shtuar edhe struktura të tjera, si komanda e forcave, komanda e doktrinës dhe stërvitjes, brigada, regjimenti, reparti ose njësia në varësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucioni në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes, klasifikohen si organet përgjegjëse për plotësimin e formularit të posaçëm.

Njëkohësisht ndryshime janë bërë edhe mbi masat e përfitimeve të parakohshme dhe atyre suplementare, sipas kategorive përkatëse. Ndërkohë për secilin nga përfitimet e parakohshme masës së pensionit do t’i mbivendosen edhe përfitimet nga kompensimet, siç është ai i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, - duke bërë klasifikimet përkatëse për shtresat në nevojë si dhe kompensim në masën 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj, shpenzimeve nga liberalizimi i çmimit të bukës, lëndëve djegëse dhe vajgurit.

Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë vendimin dhe ndryshimet e parashikuara në të për secilën kategori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›