E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollozhani dhe Vata të mërkurën kundër Metc-it

Futbollistet shqiptar që luajne në skuadrën gjermane Koblenz, Artim Pollozhani dhe Fatmir Vata të mërkurën zhvillojne ndeshjen përgatitore kundër ekipit të Ligës së Parë të kampionatit francez, Metc. "Në Gjermani po zhvillojmë fazën përgatitore. Patëm edhe një ndeshje të parë kundër një skuadre rajonale, Enges, të cilën e fituam 3:0. Kam luajtur një pjesë të lojës dhe jam i kënaqur nga paraqitja ime e parë. Të shpresojmë se edhe në ndeshjet tjera do të kemi ndeshje të mira për ta bind trajnerin që të jem sa më afër vendit të titullarit në skuadrën e Koblenzit. Ndërkohë për të mërkurën është caktuar ndeshja kontrolluese kundër francezëve të Metc-it", tha mesfushori Pollozhani.

Renova kthehet në Tetovë
Skuadra e Renovës të martën e përfundon fazën e parë përgatitore në Dojran. Pas 10 ditë qëndrimi në këtë qendër të njohur rekreativo – sportive ekspedita e Renovës do të kthehet në Tetovë, ku do të qëndrojë deri më 19 të këtij muaji. "Të martën në mëngjez e kemi edhe një stërvitje dhe do të kthehemi në Tetovë. Me 18 korrik në Tetovë luajmë ndeshjen miqësore me Teteksin, ndërsa pre 20-29 do të transferohemi në Ohër. Në skuadrën tonë sërish është kthyer sulmuesi Genc Hiseni, i cili ishte i huazuar te Makedonija nga Gjorced Petrovi. Ndërsa sa i përket përgatitjeve jemi të kënaqur sepse ato kanë rrjedhur shumë mirë, kurse në këtë drejtim kanë ndihmuar edhe kushtet të cilat kanë qenë të mrekullueshme", është shprehur drejtori i klubit Renova, Lirim Saiti.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›