Poloni, 12 të vdekur nga përmbytjet
Situatë e rëndë në Poloni, ku si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona.
Gjendja paraqitet e rënduar edhe në kryeqytetin Varshavë, ku nuk përjashtohet mundësia e evakuimit të disa lagjeve. Lumi Vistola që përshkon kryeqytetin ka arritur nivelin maksimal të 799 centimetrave dhe mund të dalë nga shtrati.
Ndërkohë, dalja nga shtrati e lumit Sleza ka përmbytur një lagje të tërë në qytetin Breslavia.
Një tjetër qytet që është prekur nga situata e rëndë është Lankorona, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë shembur dhjetëra shtëpi. Kryeministri Donald Tusk tha se gjendja është dramatike në jug të vendit, duke pasur parasysh që rreshjet parashikohet të vazhdojnë.