E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, 14 të vdekur, 60 të lënduar nga përplasja e trenave

POLONI - Përplasja e dy trenave në jug të Polonisë ka lënë së paku 14 persona të vdekur, dhe 60 të plagosur që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Akisdenti ndodhi në linjën Varshavë - Krakov, në qytetin e vogël Szczekociny. Dy trenat e shpejtë, njëri prej të cilëve ishte në krahun e gabuar u përplasën ballë për ballë, tha një zyrtar.

Rreth 350 persona udhëtonin në dy trenat të cilët janë përplasur.

Kryeminsitri Donald Tusk shkoi bashkë me tre ministra në vendin e ngjarjes. Ministri i Transportit tha se ky ishte aksidenti më i rëndë i viteve të fundit në Poloni.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›