Rama kafe me Meidanin, pas votimit për kryetarin e Tiranës
TIRANE - Kryetari socialist, Edi Rama dhe ish-Presidenti, Rexhep Meidani duket se i kanë thyer përfundimisht akujt në marrëdhëniet mes tyre.
Ata janë ulur dje, së bashku, në barin pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku u zhvilluan zgjedhjet për kreun e PS-së së Tiranës.
Sapo kanë dëgjuar me vëmendje në sallë dy platformat e kandidatëve, para procesit të votimit, ish-Presidenti Meidani ishte i pari që e nisi këtë proces, duke hedhur votën e tij në kuti.
Menjëherë pas tij, këtë e ka bërë edhe kreu socialist, Edi Rama. E të dy kanë dalë së bashku nga salla, duke u lënë radhën anëtarëve të tjerë të asamblesë socialiste për Tiranën.
Për rreth gjysmë ore, të dy ish-kandidatët e dikurshëm për postin e kreut të PS-së, kanë biseduar me njëri-tjetrin. Ky është takimi i disatë mes Meidanit e Ramës, pas ftesës që Rama i bëri ish-presidentit për të marrë pjesë në Këshillin politik ose thënë ndryshe, në grupin e “të urtëve” që do ta këshillojnë atë.
Pranë tyre dje, është afruar në një moment edhe fituesi i garës, tashmë kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri, i cili ka shkëmbyer disa batuta me Ramën e Meidanin. Më pas, të dy, edhe Rama, edhe Meidani janë larguar, ndërkohë që kreu socialist ka reaguar në faqen e tij personale në Tuitter, duke e cilësuar garën për kreun e PS-së së Tiranës, si një “proces transparent, etik dhe gjithëpërfshirës”.
“Dy platforma dinjitoze, energji pozitive dhe frymë e shëndetshme bashkimi për vizion për një Rilindje Shqiptare në garën për PSnë e Tiranës”,- u shpreh, pas dëgjimit të platformave të të dy kandidatëve, Rama. Ndërsa në fund, pas daljes së rezultatit, kreu socialist shkroi: “390 Saimir Tahiri e 153 Ilir Zela, në përfundim të një ballafaqimi model për një forcë europiane. Tani radha për një hapje të re të PS-së së Tiranës”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)