E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni/ Homazhe për presidentin Kazinski, në funeral edhe një delegacion i lartë shqiptar

Mijëra qytetarë polakë janë vendosur në radhë sot herët në mëngjes për të nderuar ish presidentin e tyre Lech Kazinski dhe gruas së tij Maria, të cilët bashkë me disa zyrtarë të tjerë humbën jetën të shtunën e kaluar në një aksident ajror. Por ndërsa polakët qëndrojnë në radhë edhe pse reshjet e shiut kanë vazhduar për gjatë gjithë ditës, autoritetet lokale bëjnë me dije se ndoshta do të jetë 20 qershori, dita kur ata do të thirën për të votuar për pasardhësin e Kazinskit.
Ndërkohë, është sa vijnë e rriten zërat protestues mbi idenë e varrosjes së Lech Kaczinskit në Katedralen Wawel, në Krakov, një vend ky i rezervuara normalisht për heronj kombëtar, poetët dhe mbretërit, të shpallur . Gazeta Wyborcza, gazeta më e madhe polake, e quajti vendimin të "nxituara dhe emocionale" në një editorial në ballinën e saj, ndërsa laureati Nobel dhe drejtor Andrzej Wajda ka kërkuar që vendimi të shqyrtohet.
Ndienja e unitetit kombëtar duket haptazi, edhe pas vdekjes së presidentit, i cili humbi jetën bashkë me gruan e tij dhe 96 pasagjerë të tjerë, duke përfshirë një elite polake. Nga mëngjezi i sotëm radhë të gjata njerëzish kanë pritur për t'i bërë nderime Kaczyński i cili ndodhet në sheshin e rezidences presidenciale, ku njerëzit kanë vendosur lule. Ndërkohë, edhe sot, kryetar i ngarkuar Bronislaw Komorowski, i cili është edhe kryetari i Dhomës dhe kandidati tjetër presidencial i partisë së shumicës, është takuar me parti të ndryshme për të përcaktuar datën e votimit të ardhshëm.
Një delegacion i lartë shqiptar do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit polak Lech Kazinski, që do të zhvillohet ditën e dielë në qytetin Krakov. Pjesëmarrjen në funeral e ka konfirmuar edhe presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus Dimitri Medvedev si edhe disa krerë të tjerë shtetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›