E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon kompromis

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, shprehu shpresën e tij se republikanët dhe demokratët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, për të lëvizur përpara reformën financiare.

“Uroj që të gjejmë gjuhën e përbashkët me republikanët, në mënyrë që të ecim përpara së bashku për reformën financiare”, pohoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, në fjalimin e përjavshëm radiofonik drejtuar kombit.

Obama ndër të tjera tha:“Në një mënyrë apo në një tjetër ne duhet të ecim përpara. Kjo është një çështje e rëndësishme dhe rreziku nga mosveprimi në kohë është i madh. Duhet të mbrojmë dhe të forcojmë konsumatorët në sistemin financiar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›