E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski vlerëson lojalitetin e Ahmetit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, e vlerëson si të arsyeshme dhe të pjekur deklaratën e partnerit të tij të koalicionit, Ali Ahmetit, se nuk do të largohet nga qeveria nëse edhe deri në qershor nuk zgjidhet problemi rreth emrit me Greqinë.
"Largimi i kujtdo nga Qeveria nuk do të zgjidhë problemet tani më 20-30 vjeçare. Duhet të ulemi në bisedime të arsyeshme që të gjejmë zgjidhje, kjo është edhe në fakt ajo çfarë bëjmë. E jo të bëjmë akrobacione politike duke hyrë, dalë, me kërcënime apo presione, prandaj kjo është një deklaratë mjaft e pjekur", Gruevski.
Ndërsa sa i përket kërkesës për aplikimin e votimit të dyfishtë në Gjykatën kushtetuese, Gruevski edhe një herë theksoi se kërkesa e Ahmetit është larg asaj që parashikon Marrëveshja e Ohrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›