Krakov, përcillet në banesën e fundit Presidenti Leh Kazinski
KRAKOV- Polonia i ka dhënë sot lamtumirën e fundit presidentit të vendit Leh Kazinski dhe bashkëshortes së tij Maria. Mesha u zhvillua në bazilikën e “Shën Mërisë” , në Krakovë dhe më pas kortezhi funebër vazhdoi rrugën për në kështjellën Vavel, që është edhe banesa e fundit e ciftit presidencial.
“Me shumë respekt ne I japim lamtumirën e fundit ish presidentit të republiës polake prof Leh Kazinski dhe bashkëshortes së tij Maria” – tha ndër të tjera arqipeshkopi i Krakovit gjatë fillimit të meshës. Arkivolët me trpat e pajetë të ciftit u sollën nga Varshava me një avion ushtarak që fluturoi në lartësi të ulët për shkak të hirit të vullkanit të Islandës.
Turmat hodhë lule dhe valëvitën flamujt kombëtarë, ndërsa kortezhi me trupin e tij kaloi në rrugët e qytetit të Krakovit. Kështjella ku do të prehet cifti presidencial është varreza tradicionale e mbretërve polakë dhe në këtë mënyrë një nga simbolet kombëtare më të rëndësishme të vendit. Shumë polakë ishin kundër vendimit për prehjen e Kazinskit në një vend të tillë.
Për arsye të ndalimit të fluturimeve mbi Europë shumë liderë botërorë anulluan pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit, ndër ta presidenti amerikan Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, princi Carls, kryeminsitri dhe mbreti i Spanjës si dhe kryetari I KE Barroso. Ndërsa kanë qënë të pranishëm presidenti rus Medvedev, ai cek Vaslav Klaus, presidenti i Ukrainas apo presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
96 persona humbën jetën në aksidenton ajror që ndodhi 8 ditë më parë, ndërsa avionic presidencial po shkonte në një ceremoni përkujtimore në Smolensk të Rusisë. Kazinski, president që prej vitit 2005, një figurë shumë e debatueshme në vend kishte një rënie të popullaritetit kohët e fundit me rreth 20%. Ai parashikoi të humbiste zgjedhjet presidenciale që do të mbaheshin më 20 qershor.
(m.a/News24/BalkanWeb)