E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Masakër në Jalë

Tiranë -Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, ka vlerësuar sot se është e patolerueshme që nuk është ndërmarrë asnjë hetim për të zbardhur skandalin e Jalës dhe masakra e bërë me trojet atje. “Qëndrimi i qeverise shqiptare është absurd dhe i kompromentuar për sa kohe qe ajo bën te paditurin dhe vazhdon me një kokëfortësi te thotë edhe me gojën e kryeministrit se ky është një problem i brendshëm i Bankës Botërore dhe gjoja klaneve brenda saj”-theksoi Vasili nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Vasilit, vendimi ka sjellë një të pashembullt të pronës dhe lirive te njerëzve ne Jalë, ku ka pasur ekzekutues te dhunshëm shtetërore qe nga Ministria e Punëve Publike dhe Rregullimit te Territorit, policia ndërtimore, policia e rendit, etj.

“LSI kërkon qe qeveria te marre masa te menjëhershme për dëmshpërblimin e personave për pronat e shkatërruara pa te drejte banoreve te Jalës dhe te mos e shtyje me këtë çështje dhe te veproje po me atë shpejtësi qe veproi për prishjen dhe shkatërrimin e tyre”-përfundoi sekretari i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›