Kundërshtoi Olmertin, shkarkohet nga detyra
Tel Aviv - Është shkarkuar nga detyra Gjeneral Major, Amos Gilad i cili zhvillonte negociatat për armëpushim në emër të Izraelit në Egjipt. Burime mediatike bëjnë të ditur se shkak për këtë kanë qenë kritikat e ashpra ndaj Kryeministrit Olmert.
Përmes një deklarate për shtyp, qeveria izraelite bën të ditur se Amos Gilad, kishte kritikuar qëndrimin jo tolerant të Kryeministrit Ehud Olmert ndaj Egjiptit dhe Hamasit.
Ndërkohë, Gilad do të vazhdojë detyrën që ka në Ministrinë e Mbrojtjes.