Rama: Jemi pro Rrugës
Kukës - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron që nga Kukësi se autostradën Durrës-Kukës do ta përfundojnë socialistët me standardet dhe cilësinë maksimale. Rama deklaroi gjatë takimit në qytet se partia e tij do ta përfundojë projektin pa abuzuar me fondet e veprës më të rëndësishme për kombin shqiptar.
“Asnjëherë, në asnjë rast, askush nga opozita nuk ka thënë dhe as ka menduar se rruga Durrës-Kukës është një rrugë që nuk duhet bërë. Flamuri kombëtar nuk duhet të bëhet një thes për të çuar dëm kontributet e popullit”, deklaroi Rama.
Edi Rama i bëri thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve të bashkohen në emër të një të ardhmeje të sigurte dhe evropiane për vendin.