E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Polonia bën thirrje për një mision ndërkombëtar paqeruajtës në Ukrainë

Zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski ka bërë thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë pas një takimi të martën me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës në Kiev.

“Unë besoj se nevojitet një mision paqeje i NATO-s ose një mision më i gjerë traktati ndërkombëtar, i cili do të jetë në gjendje të mbrohet dhe që do të veprojë në Ukrainë. Unë do të doja t’i referohem ndërgjegjes së liderëve evropianë, parimeve që ata shpallin, sepse Ukraina ka nevojë për ndihmë” tha Kaczynski, sipas zyrës së kryeministrit polak, raporton BBC.

Të mërkurën, ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen në Bruksel.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›