E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ronaldo, zero tituj pas 12 vitesh: çfarë dështimi te Junajtid

Atletico Madrid u kualifikua në çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e dytë të raundit të dytë, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mundi 1-0 Manchester United në Old Trafford falë golit të Renan Lodit, i cili shënoi në minutën e 41-të të pjesës së parë. Colchoneros lëvizin në çerekfinale, ndërsa Djajtë e Kuq bashkë me  Cristiano Ronaldon largohen nga skena.

CR7 nuk do të fitojë asnjë trofe këtë sezon: nuk ka ndodhur prej 12 vitesh. Sulmuesi portugez, i cili kaloi nga Juve te Djajtë e Kuq në verë, në mars për herë të parë në dymbëdhjetë vjet e di tashmë se do ta mbyllë vitin pa ngritur trofe me klubin. Për më tepër, për të tretin vit radhazi, Ronaldo del nga Champions League para çerekfinaleve: ai në fakt ka koleksionuar tre eliminime radhazi në raundin e dytë, dy me Juven dhe një me United.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›