Polonia do ndertoje central atomik

Polonia do të ndërtojë në vitet e ardhshme centralin e parë të saj atomik, në rajonin që shtrihet në Detin Baltik.
Lajmin e ka bërë të ditur sot grupi energjitik PGE, përgjegjës për programin bërthamor polak.
Deri tani janë tre lokalitetet e zgjedhura si zona të mundshme për ndërtimin e centralit, Zarnoviek, Cocevo dhe Gaski, të gjitha jo shumë larg bregut baltik.
Njoftimi i Polonisë vjen në një moment kur të gjitha vendet e Evropës, por dhe më gjerë, po shprehin interesin e tyre për t’u larguar nga energjia atomike dhe për t’u fokusuar tek ajo alternative.
Gjithashtu, njoftimi vjen jo shumë larg katastrofës së 11 marsit në impiantin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndihen edhe sot.
Perëndimi është i fokusuar tek energjia alternative për disa arsye, për shkak të pastërtisë së saj, për shmangien e katastrofave bërthamore dhe për të ulur vartësinë nga Rusia që i furnizon me gaz e naftë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës