Vdes gazetari qe raportoi vrasjen e Kennedy-t

Vdes në moshën 85-vjecare gazetari i New York Times, Tom Wicker. Ai mbahet mend për mbulimin dhe kronikat e tij në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy.
Ai ishte i vetmi reporter i NYT i dërguar më të ndjekur vizitën e presidentit Kennedy në Dallas në vitin 1963, kur edhe u qëllua në kokë.
Pavarësisht mbulimit të ngjarjes nga ana e televizioneve, shkrimi i gjatë dhe gjakftohtë i Wicker, të nesërmen e vrasjes së Kennedy-t, përshkruar me detaje dhe fakte tronditëse, njohu shumicën e amerikanëve me ngjarjen shokuese.
Pas këtij shkrimi, jeta dhe karriera e tij në gazetari do të ndryshonte. Nga reporter ai kalon në drejtor të zyrës së Uashingtonit për NYT. Nga shumëkush, madje edhe në ditët e sotme, konsiderohet si një legjëndë e gazetarisë amerikane.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës