E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia kundërshton raportin rus për rrëzimin e aeroplanit

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk e kritikoi sot si "të papranueshëm" raportin e Rusisë për rrëzimin e aeroplanit, ku e humbi jetën presidenti polak.

Presidenti Leh Kaçinski, gruaja e tij Maria dhe 94 zyrtarë të lartë vdiqën në 10 prill kur aeroplani i tyre u rrëzua afër Smolenskut në Rusinë perëndimore.

Pas disa muaj hetimesh, Rusia ia dorëzoi Polonisë raportin e saj për shkaqet e aksidentit.

Tusk nuk dha detaje por shtoi se raporti nuk është në linjë me Konventës së Çikagos, marrëveshje globale, e cila rregullon hetimin e rrëzimit të aeroplanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›