E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionerët të mos jenë në vendvotimet në komunat e tyre

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se është pro ndryshimeve të Ligjit për zgjedhje, ndërkaq ndryshimi sipas saj ka të bëjë me atë që komisionerët të mos jenë në qendrat dhe vendvotimet në komunat e tyre.
Kryetarja e KQZ-së, sa i përket ndryshimeve të tjera në ligj, theksoi se është e nevojshme të bëhet analizë e procesit zgjedhor, në mënyrë që të pastaj të bëhen ndryshimet eventuale.
Në mbledhjen e KQZ-së po ashtu u bë e ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për zgjedhjet komunale në Rahovec.
Ndryshe, përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, Blerim Burjani, tërhoqi vërejtjen se në rast të parregullsive dikush duhet të marr përgjegjësinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›