Vriten 25 militantë në Pakistan
Të paktën 25 militantë të dyshuar humbën jetën nga tre sulme raketore amerikane në veriperëndim të Pakistanit afër kufirit afgan.
Të enjten, shtatë vetë u vranë në rajonin Hyber nga sulmi i një aeroplani pa pilot.
Rajoni njihet si bazë e Lashkar-e-Islamit, grup militant i ndërlidhur me talibanët.