E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia merr sot presidencën e BE-së, prioritet dhe integrimi i Ballkanit

VARSHAVE-Polonia merr sot presidencën e radhës së Bashkimit Evropian më 1 korrik. Presidenca pritet ti japë shumë prestigj, por njëkohësisht dhe shumë angazhim sa i përket krizës greke, e cila po vendos në provë solidaritetin evropian.

Zyrtarët kryesor të BE-së, Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompij, pritet të marrin pjesë në festimet që priten të mbahen për marrjen e presidencës gjashtë mujore nga ana e Polonisë.

Me pasimin e Hungarisë, Polonia ka deklaruar se ndër prioritetet e saj janë mbrojtja evropiane, integrimi i tregut të përbashkët evropian dhe hapjan në lindje.

Gjithashtu Polonia ka dëshirë që të shtyjë para zgjerimin e bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rindërtoj besimin në institucione. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ka thënë se Polonia ka dëshirë “të rindërtojë besimin në projektet e përbashkëta”.

Përveç finalizimit të anëtarësimit të Kroacisë, fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Ukrainën, Varshava gjithashtu dëshiron të promovoj edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.

Polonia është vendi më i madh ish-komunist që do të mbajë presidencën gjashtë-mujore të BE-së, pas Republikës Çeke në 2009 dhe Sllovenisë në vitin 2008.

Me 38 milionë banorë, ajo është larg nga vendet më të madhe në ish-bllokun komunist ndërkohë që është bashkuar me BE-në në vitin 2004, pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›