E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, hapet ura detare më e gjatë në botë

PEKIN -Ura më e madhe në botë, ajo mbi Gjirin Xhiaozhu, u vu në punë mëngjesin e sotëm në Qingdao, në provincën Shandong të Kinës Lindore.

Me një gjatësi prej 41.58 kilometrash, e shtrirë mbi tërë Gjirin, ura me gjerësi 35 metra, është më e gjata në llojin e saj në mbarë botën.

Edhe gjatë provave të mëparshme ura ka shfaqur përparësitë e saj falë uljes së ndjeshme të kohës së udhëtimit nga njëra anë e Gjirit në tjetrën.

Fryt i një investmenti prej rreth 1.544 miliard dollarë kjo urë pritet të ketë një jetëgjatësi rreth 100 vjet.
Ndërtimi i urës nisi në 2006.tën dhe është planifikuar t'i bëjë ballë një tërmeti deri në 8 ballë, një tajfuni të madh dhe një impakti të fuqishëm nga një mjet me peshë 300 mijë tonë. 

Gjiri Jiaozhu është i vendosur në bregun jugor të Gadishullit Shandong, në lindje të Kinës. Ai ndan distriktin Huangdao nga qyteti Qingdao.
Gjiri Jiaozhu, 32 kilometra i gjatë e 27 kilometra i gjerë, ka një sipërfaqe prej 362 kilometra katror. Një dalje natyrale në det ky gji ka tre porte të mëdhenj të cilët mundësojnë hyrjen e mallrave në vend. Gjiri ka një thellësi prej 10 deri 15 metra në kanalet që të shpien drejt portit. Lidhje te tjera FOTO: Kinë, hapet ura detare më e gjatë në botë

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›