E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polsen mban Juven ne gare: Titulli eshte i mundur

Juventus fiton 2-1 ne Katania dhe ndjek hap pas hapi Interin, qe fitoi nje dite me pare 3-0 ne Lece. Vincenzo Jakuinta i dha gjiganteve te Torinos kryesimin ne fillim te lojes, por ai doli me karton te kuq ne mesin e pjeses se pare. Ne diference numerike sulmuesi japonez i Katanias, Takajuki Morimoto barazoi shifrat ne 1-1. Ne fund te ndeshjes Poulsen shenoi golin e fitores, qe mbajti ne diference te njejte si nje jave me pare, Juventusin me Interin, ne shtate pike. Juventusi i Ranierit e nisi shume mire ndeshjen. Pas nje goditje te lire te Kamoranezit, Jakuinta ne '11 kaloi ne epersi, ekipin e tij. Portieri Xhanluixhi Bufon zhvilloi nje ndeshje te madhe, ne porte duke shmangur disa here rrezikun e pesimit te golit te dyte. Pavaresisht disavantazhit numerik, Juve arriti te shenonte golin e fitores me autor, Kristian Poulsen. Danezi shenoi ne minuten e 92', ndaj Katanias dhe i dha nje fitore te madhe bardhezinjve. "Ishte nje gol shume i rendesishem per mua dhe per ekipin,' - thekson qendersulmuesi danez. "Kemi fituar nje ndeshje shume te rendesishme. Interi fitoi nje dite me pare dhe Milani barazoi, prandaj per kete arsye fitorja ishte edhe me e madhe," - theksoi Poulsen pas ndeshjes. Juve luajti per 80 minuta me 10 lojtare dhe fitorja e siguruar pak minuta para perfundimit tregoi karakter te larte nga ana e bardhezinjve. " Ishte nje ndeshje e veshtire, sepse Jakuinta doli me karton te kuq shume heret. Luajtem deri ne fund si nje skuader, per nje qellim dhe pavaresisht mungeses se tij, arritem te mbyllnim nje ndeshje te jashtezakonshme, ne favorin tone." Lojtari i kombetares se Danimarkes flet edhe per formen e tij. "Nuk isha ne forme gjate tre muajve te fundit. Tani po kaloj forme te mire.' Fiorentina eshte ngjitur ne vend te katert, pasi Zhilardinjo shenoi ne minuten e fundit, ndaj Lacios qe mbeti me 10 lojtare, per shkak se De Silvestri doli me karton te kuq, ne pjesen e pare te ndeshjes. Portieri i Lacios, Fernando Muslera nuk arriti te ndale goditjen e sulmuesit te Fiorentines, Adrian Mutu dhe Xhilardinjo shenoi per te zotet e shtepise ne minuten e fundit, duke i shkaktuar humbjen e katert radhazi kryeqytetasve. Roma kaloi ne vend te peste, pas fitores se djeshme me Xhenoan. Sisinjo, Baptista dhe Vucininc i dhane fitoren 3-0 Romes, qe eshte shume prane zones se "Champions" .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›