Bogdani niset para kohe drejt Maltes
Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani eshte nisur drejt Maltes, para planit, pasi ne ndeshjen e djeshme nuk eshte grumbulluar as ne stol nga ana e trajnerit te Kievos. KIevo udhetoi drejt Torinos, pa sulmuesin e kombetares sone, qe pesoi nje demtim gjate javes dhe kjo ishte nje arsye me shume, qe te mos perfshihej ne planet e trajnerit, Di Karlo. "Bogu" ka pergatitur valixhet dhe eshte bere gati, te niset drejt Maltes, ku sot do te jete ne sherbim te trajnerit Ari Han, ne seancen e pare stervitore qe do te zhvilloje kombetarja, ne vigjilje te ndeshjes, ndaj Maltes. Sulmuesi i Kievos pritet te jete ne stol, ne ndeshjen e radhes. Ne sulmin kuqezi, do te jete edhe Besart Berisha i gatshem per kombetaren dhe sulmuesi i Vllaznise, Xhevahir Sukaj. Ky i fundit eshte i vetmi sulmues qe luan ne kampionatin shqiptar. Trajneri Ari Han, pavaresisht se Bogdani nuk aktivizohet ne radhet e Kievos, e thirri ne kombetare, duke besuar dhe vleresuar rolin e tij, ne radhet e kuqezinjve. Sipas Ari Han, fakti qe Bogdani eshte pjese e nje kampionati te forte dhe prestigjioz, edhe pse nuk aktivizohet, duhet vleresuar me shume se sulmuesit vendas. Keshtu, trajneri kuqezi i ka dhene nje goditje te forte lojtareve qe luajne ne kampionatin shqiptar dhe synojne te veshin nje dite fanellen kuqezi.
Sulmi
Sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi pritet te jete titullar ne Malte. Gjate ndeshjeve te para eliminatore, trajneri kuqezi Ari Han ka aktivizuar vetem nje sulmues dhe nuk do te ndryshoje taktike ne Malte, duke preferuar nje sulmues.
Sulmi
Sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi pritet te jete titullar ne Malte. Gjate ndeshjeve te para eliminatore, trajneri kuqezi Ari Han ka aktivizuar vetem nje sulmues dhe nuk do te ndryshoje taktike ne Malte, duke preferuar nje sulmues.