E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja shqiptare bashkohet ne Malte

Kombetarja pritet te bashkohet sot ne kryeqytetin maltez, La Valeta, ku do te qendroje per tre dite, ne vigjilje te ndeshjes se peste te eliminatoreve te Kupes se Botes "Afrika e jugut 2010". Trajneri kuqezi dhe lojtaret qe luajne ne kampionatin shqiptar, jane nisur dje pasdite drejt Maltes. Nderkohe, pjesa me e madhe e lojtareve, qe luajne ne kampionate te huaja, i jane bashkuar ekipit ne kryeqytetin maltez gjate paradites se sotme. Kombetarja do te zhvilloje tre seanca stervitje ne Malte. Seanca kryesore do te zhvillohet neser pasdite ne stadiumin 'Ta 'Qali" te La Valetes, ne ora 19.45, kur do te luhet edhe ndeshja, nje dite me pas, me 11 shkurt. Trajneri holandez nuk do te kete ne perberje dy lojtaret kryesore, Altin Lala dhe Lorik Cana. Mesfushori i Hanover '96, Lala dhe i Marsejes, Cana, per shkak te demtimeve nuk kane udhetuar drejt Maltes, te pakten per te luajtur ne radhet e kombetares sone. Mesohet se te dy lojtaret kane biseduar edhe me trajnerin kuqezi dhe madje kapiteni Lala ka premtuar se do te jete si tifoz, per te perkrahur ekipin, ne nje ndeshje qe shihet vendimtare per objektivin e ndeshjeve eliminatore. Kombetarja shqiptar ne rast fitoreje do te ngjitet perkohesisht ne vend te pare dhe ne fund te muajit mars, ne "Qamal Stafa" perballe Hungarise, do jete me moral te larte.

Shiriti

Ervin Skela ishte ne fushe me Enerxhi Kotbusit, ne ndeshjen e djeshme ndaj Hanover '96 dhe udhetoi i fundit drejt Maltes. Ne mungese se Lales dhe Canes, Skela do te debutoje si kapiteni i kuqezinjve, ne nje ndeshje zyrtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›