E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditet ish-shefi i shërbimit britanik MI6

Dy persona që pretendojnë se ishin dërguar ilegalisht në Libi nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, kanë ngritur një padi ndaj një prej oficerëve më të vjetër të shërbimit sekret britanik, MI6.

Disidentët libianë, Sami al Saadi dhe Abdel Hakim Belhadj, pretendojnë se Sir Mark Allen ishte bashkëpunëtor në torturimin dhe marrjen e tyre në pyetje.

Avokatët e tyre kanë paraqitur dokumentet e klientëve, veprim që përbën edhe hapin e parë në aksionet ligjore civile për dëme të shkaktuara ndaj personit.

Sir Mark Allen ka refuzuar të komentojë akuzat. Policia Metropolitane ka nisur ndërkohë hetimin e saj lidhur me këto pretendime.

Al Saadi dhe Belhadj deklarojnë se i ishin dorëzuar regjimit të kolonelit Muammar Gaddafi në vitin 2004. Të dy paditësit deklarojnë se ishin arrestuar ilegalisht dhe dërguar në Libi nga autoritetet britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›