E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pompeo: Xhaçka partnere e fortë! Shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri!

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të Olta Xhaçkës në detyrën e ministres së Europës dhe punëve të jashtme , duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes.

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, thotë Pompeo.

Xhaçka është emëruar në këtë detyrë, pasi Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes, në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›