E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pone Pasaportat biometrike prodhimi urgjent me pagese ekstra

26/10/2010Ska vendim per pavlefshmerine e dokumentit te vjeter te identifikimit

Pasaportat biometrike dhe pajisja e shtetasve shqiptare me te u pa dhe u respektua si nje detyrim sidomos nga personat qe u kishte skaduar afati i dokumentit te meparshem. Nderkohe se fundi eshte krijuar jo pak konfuzion ne opinionin publik e kjo per pasoje se ende nuk dihet se cdo te ndodhe me pasaportat e vjetra. Per kete arsye autoritet e ngarkuara me ligj kane nisur sqarimet perkatese mbi nje ceshtje te tille duke menjanuar ne te njejten kohe dhe keqkuptimet e rastit qe mund te krijohen per shkak te mungeses se informacionit. Ne kete menyre per te permbushur angazhimet e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit por dhe per marredhenie korrekte me kompanine qe prodhon pasaportat biometrike qeveria shqiptare pritet te marre nje vendim per nxjerrjen jashte perdorimit te pasaportave te vjetra. Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Pone beri me dije dje lidhur me menyren se si do te trajtohen pasaportat me vize per te udhetuar jashte. Ende nuk ka nje vendim qe thote se me 1 janar 2011 pasaportat e vjetra dalin jashte perdorimit. Nje person mund te dale me pasaporten e vjeter dhe ka pasaporten e re. Udhetari qe e ka pasaporten e vjeter me vize bashke me pasaporten e re e tregon ate tek autoritetet kufitare. Do te ishte shume mire qe viza te vendosej edhe ne pasaporten e re - u shpreh. Nje pasaporte biometrike kerkon mesatarisht 26 dite per tu prodhuar ndaj Ministria e Brendshme tashme ofron nje zgjidhje per rastet urgjente kundrejt pageses 15 mije leke te reja nderkohe qe me 13 nentor emigrantet mund te aplikojne per pasaporte ne vendin ku punojne. Per te gjitha kerkesat per nje pasaporte qe te prodhohet ne kohe urgjente ne mund ta realizojme brenda tri-kater ditesh sigurisht kundrejt nje pagese - vuri ne dukje zevendesministri Pone. Per te perballuar fluksin e madh te aplikimeve Ministria e Brendshme kerkon te shkurtoje afatin e prodhimit te pasaportave biometrike duke rritur dhe kapacitetin prodhues te tyre ne nje dite. Sipas tij deri ne fund te vitit parashikohet te jene terhequr rreth 1 milion e gjysme pasaporta biometrike. Gjithashtu Pone sqaroi qytetaret se per periudhen deri me 1 janar pasaporta e vjeter del jashte perdorimit ne momentin e prodhimit te pasaportes biometrike dhe jo ne momentin e aplikimit sikunder mund te jete keqkuptuar.

Liberalizimi i vizave Shqiperi-BE

Ministrat e Puneve te Brendshme te Bashkimit Europian do te mblidhen me 8 nentor per te vendosur mbi levizjen e lire te shqiptareve ne hapesiren Shengen. Keshtu do te jete pikerisht ky vendim qe do ti jape fund pritjes se gjate ku prej shume vjetesh shqiptaret jane perballur me premtimin njekohesisht dhe me deshtimin per realizimin e levizjes se lire ne hapesiren Shengen. Nderkohe qe pak dite me pare Parlamenti Europian me shumice votash miratoi kerkesen per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian. Vendim ky i cili do te mund te finalizohet vetem me nje qendrim pozitiv dhe te ministrave te brendshem te BE-se ne mbledhjen qe pritet te mbahet ne fillim muajin e ardhshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›