E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i organizuar Rama me ish-prokurorin e Mbretit te Marokut

Kreu i akuzes shqiptare duket se ka pasur nje bisede te frytshme me ish-prokurorin e Mbretit te Marokut. Kryeprokurorja Ina Rama u takua dje me Avokatin e Popullit te Mbreterise se Marokut Moulay Mhamed Iraki i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone. Avokati i Popullit te Marokut i cili gjate karrieres se tij ka qene edhe Prokuror i Mbretit beri vleresim per punen e prokurorise shqiptare duke shtuar se vleresonte perkushtimin e Prokurores se Pergjithshme ne permbushjen e detyres se saj. Me tej Avokati i Popullit te Mbreterise se Marokut duke bere nje pasqyre te sistemit te drejtesise ne Marok dhe te institucionit qe ai drejton shprehu deshiren dhe gatishmerine e tij per rritjen e metejshme te marredhenieve dhe bashkepunimit midis institucioneve te drejtesise marokene dhe asaj shqiptare. Rama vleresoi marredheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve duke shprehur bindjen qe ato te forcohen edhe midis institucioneve te drejtesise. Ajo tha se Prokuroria e Republikes se Shqiperise eshte nje institucion i pavarur sipas Kushtetutes se vendit dhe se gezon nje nga pavaresite me te pastra ligjore ne vendet e kontinentit. Ne prioritetet e punes se institucionit qe ajo drejton radhiti luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Ne takim ishte i pranishem edhe Avokati i Popullit ne detyre Riza Poda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›