E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Eshte ne nderin e opozites ta perkrahe projektin

26/10/2010Kryeministri kerkon ngritjen e komisionit per parlamentin e ri

Per projektin do te kontraktohen studiot me te mira te Perendimit

Kryeministri Sali Berisha i ka kerkuar dje opozites te mos behet pengese per ndertimin e parlamentin e ri ne vendin ku ka qene dikur muzeu i diktatorit. Kete deklarate ai e beri dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar. Duke e cilesuar kete jo si nje ceshtje vullneti por si nje domosdoshmeri Berisha tha se ky vend qe ka vuajtur me shume se cdo vend tjeter ne historine e tij per nje parlament tempull demokracie nuk mund te mos i jape te gjitha atributet dhe gjithcka ai meriton. Eshte ne dinjitetin e vendit te kete ndertesen me kryesore te Shqiperise ndertesen e parlamentit - tha Berisha. Duke e konsideruar si vendin e duhur per kete projekt ne mes te Tiranes kryeministri u shpreh Mund te kishte dhe shesh tjeter per ta ndertuar por une mendoj se vendi me ideal per ndertimin e tij eshte ai qe ka propozuar grupi i deputeteve dhe qe u vendos e u votua ne Parlament. Me pas Berisha akuzoi Partine Socialiste per terheqje nga votimi ne Parlament per projektin pasi me pare kishte qene dakord me kete nisme. Ne qofte se ka force politike qe per hir te rrenjeve te shkuara te saj duhet te gjente force morale per te votuar do te ishte Partia Socialiste e cila fillimisht ishte dakord por me pas nje fantazme u shkoi ne seli dhe u se kete nuk mund ta beni dhe e kundershtuan - tha Berisha. Duke e cilesuar parlament te te gjithe shqiptareve inaugurimi i te cilit parashikohet te behet per 100-vjetorin e pavaresise Berisha i beri thirrje Kryetares se Kuvendit Jozefina Topallit qe te ngreje nje komitet pune per te bere te mundur ndertimin e nderteses me te bukur dhe me dinjitoze te kryeqytetit. Gjithashtu kryeministri u shpreh se per projektin do te kontraktohen studiot me te mira. Keshtu qe komiteti duhet te ngrihet sa me shpejt te funksionoje me intensitet natyrisht ajo do te jete ndertesa me e bukur me dinjitoze e kryeqytetit. Konkurs nderkombetar me studiot arkitekturore me serioze te botes qeveria do te mobilizoje cdo gje - perfundoi Berisha

Historiku

Ideja per ndertimin e Parlamentin ne vendin ku ndodhet Piramida u hodh fillimisht nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne fillim u mendua per nje rikonstruksion te saj ku do te ndertohej nje teater i madh. Gjate ketyre viteve kjo ndertese ka sherbyer si Qendra Nderkombetare e Kultures. Piramida eshte ndertuar per te perjetesuar kujtimin e diktatorit me te eger te Evropes se pasluftes njeriut qe Bashkimi Demokrat Evropian ne deklaraten e Parisit ne vitin 1991 do ta cilesonte Hitleri i periudhes pas Luftes se Dyte Boterore. 20 vjet me pare shqiptaret shemben shtatoren e Enver Hoxhes ne sheshin Skenderbej ndersa pak kohe me pas do te merrte fund dhe qellimi per te cilen u ndertua Piramida.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›