E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj Institucionet qeveritare ti kushtojne rendesi

26/10/2010Largimi i Kadarese

Opozita e bashkuar kerkoi dje nga institucionet qeveritare te mos lene ne harrese largimin e Kadarese 20 vjet me pare nga vendi. Ishte perfaqesuesi i opozites se bashkuar Prec Zogaj qe beri publik nje kerkese te tille duke e cilesuar kete nje ngjarje historike. 20 vjet me pare ka ndodhur nje ngjarje shume e vecante dhe e rendesishme per demokracine ne Shqiperi dhe prandaj opozita e bashkuar kerkon qe ta evokoje kete ngjarje per rendesine qe ka pasur. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare deklaroi nga Parisi largimin e tij nga Shqiperia. Pikerisht ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin historik uke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi - vleresoi Zogaj. Sipas tij ikja e Kadarese ne tetor te vitit 1990 ishte nje akt politik dhe intelektual i guximshem me efekte pozitive te jashtezakonshme per kursin qe moren zhvillimet demokratike te kohes. Nderkaq gjejme rastin te shprehim serish mirenjohjen tone per shkrimtarin Ismail Kadare sikurse dhe te apelojme kunder amnezise kunder harreses se ngjarjeve te kesaj rendesie nga institucione qeveritare dhe shteterore - theksoi Zogaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›