E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Asnje mafioz, nuk do te pengoje integrimin

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, akuzoi dje ashper kreun socialist, Edi Rama, se po prish cdo dite e me shume qetesine e shqiptareve dhe rrugen e tyre drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Duke reaguar ndaj protestave te pushtetit vendor, Poni tha se te gjithe duhet ta dine, se megafonet e kupoles se mafias se ndertimit, nuk mund te fshehin diellin me shoshe dhe as te ndalojne popullin se, forcimi i shtetit ligjor dhe konsolidimi i institucioneve jane po aq te rendesishem sa procesi i decentralizimit dhe konsolidimi i qeverisjes per qytetaret. "Asnje mafioz i kollarisur, asnje anetar aktiv i kupoles aktive te mafies se ndertimit, sic qartazi eshte Shalsi, nuk mund te fshehe faktin qe qeveria, jo vetem i ka kushtuar vemendje te vecante buxhetit lokal dhe rajonal por edhe ka qene mjaft e suksesshme ne permbushjen e premtimit per dy fishimin e buxhetit lokal", tha Poni. Sipas tij, krahasuar me buxhetin per pushtetin lokal ne vitin 2005 qe ishte vetem 19 miliarde leke, ne vitin 2009 eshte jo me pak se 42 miliarde leke. Duke hedhur poshte akuzat e kreut te Bashkise se Tiranes, Rama, Poni tha se qeveria permbushi te gjitha premtimet ndaj pushtetit lokal. Sipas numrit dy te Ministrise se Brendshme, qeveria realizoi nje rritje te ndjeshme te investimeve publike por edhe ne sektorin privat, duke theksuar se ne rastin e investimeve vendore ato u 10-fishuan. "Realizuam transferim te autoritetit jo vetem per vendosjen e taksave lokale dhe nivelit te tyre por edhe per administrimin dhe mbledhjen e taksave. Po keshtu, mundesuam transferimin e shpejte ne shoqeri me kapital vendor te shoqerive te ujesjellesit. Bashkia e Tiranes eshte e vetmja bashki qe nuk u ofron sherbime ujesjellesi qytetareve te tyre", tha Poni, duke akuzuar si Ramen edhe Shalsin, se nuk i kuptojne keto gjera. Numri dy i ministrise, theksoi se qeveria eshte per nje qeverisje vendore qe u sherben qytetareve sesa tu zhduken te ardhurat e tyre ne grupime militantesh dhe falangat e tyre te karavidheve dhe plehrave politike. "Ku e gjejne kurajon keta bastarde te zellshem te Bllokut te dikurshem, kur shifrat flasin vete. Nga 7 ne 22 milione, kur kjo rritje nuk eshte bere asnjehere me pare. Si mund te ngaterrojne keta nepunes te zellshem te ndotjes se Tiranes, keta shkaterrues te territorit te kryeqytetit, ambientin e tyre mafioz e abuziv me shendetin qe gezon qeverisja dhe demokracia vendore shqiptare", vijoi akuzat Poni. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›