E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, denoncim qeverise per keqperdorje te policise

Selia roze akuzoi dje se Policia e Shtetit, po keqperdoret nga Kryeministri Sali Berisha dhe klani i tij. Ne emer te PS-se, deputeti Ilir Gjoni, tha se dy dite me pare, me urdhrat politike te mara nga qeveria, policia e shtetit u keqperdor kunder punonjesve te pushtetit vendor. "Me urdhrat qartesisht politike ndaj Policise se Shtetit e cila funksion te vetem ka ruajtjen e rendit publik, Berisha po na rikthen ne nje periudhe te hidhur si ajo e para mbi dhjete viteve kur ai urdheronte policine dhe strukturat e sigurise qe te godisnin popullin per te mbajtur ne kembe pushtetin e tij te korruptuar e mafioz", tha Gjoni. Sipas tij, ne harkun kohor te nje muaji, Sali Berisha, i mberthyer nga paniku, ka detyruar Policine e Shtetit te ndermarre nje seri veprimesh antiligjore, antikushtetuese e antipopullore ne disa raste dhe qesharake. Nder to, deputeti socialist, permendi perplasjen e Policise se Shtetit me Policine Tatimore ne rastin e ARMO-s, perplasja e Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake ne Tirane, perplasja e Policise se Shtetit me banoret e Orikumit, ndalimi qesharak qe Policia i beri punonjesve te ndermarrjes komunale ne Komisariatin e Kombinatit, si dhe se fundmi sipas Gjonit, perdorimin e Policise, dy dite me pare ne rastin e konfiskimit te qeseve te protestuesve vendore, bllokimi i trafikut te Tiranes vetem per te penguar nje dum-dum te ngarkuar me qese plehrash. "Partia Socialiste paralajmeron se do te denoncoje ashper dhe nuk do te lejoje qe askush te keqperdore Policine e Shtetit per interesat e Familjes. Forca e ligjit do te bjere mbi kedo qe instrumentalizon, me apo pa dashje, Policine e Shtetit, duke u perpjekur ta ballafaqoje ate me popullin te cilit ajo duhet ti sherbeje", tha Gjoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›