PD: Rama mos fyej institucionet, sepse do kesh fatin e plehrave
Deputetet e Partise Demokratike vijuan serisht sulmet dje ndaj kryetarit te Partise Socialiste, njekohesisht kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama. Ligjvenesit e selise blu theksuan se Rama perfaqeson lidhjen e fundit te krimit te organizuar ne vend me politiken dhe eshte i padenje per te drejtuar socialistet, nisur nga e kaluara e tij e erret familjare. Deputeti demokrat i qarkut te Beratit, Lefter Maliqi, theksoi se protesta e Rames me vendoret socialiste, behet vetem per qellime te ngushta politike te tij dhe jo per autonomine e pushtetit vendor. "Kupola e mafies se ndertimit, krimit te organizuar dhe pengu i tyre, popstari Rama, filloi protesta per kutite, dje per cenimin e autonomise vendore, neser mos tu duket habi qe protesta e radhes te jete per dhunen ndaj grave dhe familjes", ironizoi Maliqi. Sipas tij, Rama nuk duhet te guxonte qe me ane te plehrave te prekte dhe te fyente institucionet demokratike te vendit, sepse ai vete do te kishte fatin e krimineleve si Aldo Bare. "Zoti Rama, te drejtohem si deputet, si anetar i Komisionit parlamentar te Sigurise, duke te kujtuar se ka ikur nje here e mire koha e 1997, koha kur Gjinushet dhe Caushet, Dadet dhe Baret, Rucet dhe Mezanet, Kullat dhe Kateshet, u turren kunder institucioneve te shtetit, duke djegur e shkaterruar gjithcka", deklaroi Maliqi. Te njejtin qendrim mbajti dje edhe deputeti demokrat i Tiranes, Aldo Bumci. Sipas tij, veprimi i Rames me plehrat, eshte nje veprimet me te pa precedente te historise se politikes ne te gjithe botes. "Nuk ka ndodhur ne asnje vend tjeter te botes qe nje kryebashkiak te ndoti me vetedije qytetin e tij", tha Bumci. Nisur nga ky veprim, deputeti i PD-se i beri thirrje Rames te hiqte dore nga keto sjellje sepse ndryshe do te kishte fatin e plehrave te cilat i hodhi perpara kryeministrise.
Mehilli: Gjyqi i Rames, nje tragjedi njerezore
Partia Demokratike e cilesoi dje gjyqin e ndarjes se kryetarit te PS-se, Edi Rama nga bashkeshortja e tij, si nje dosje e nje tragjedie te madhe njerezore dhe familjare qe zgjati per nente vjet rresht. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, theksoi se Rama ka kryer krime nga me monstruoze kundrejt familjes se tij. Sipas Mehillit, nisur nga keto te verteta te hidhura, Edi Rama nuk meriton te jete me pjese e politikes dhe askush nuk mund ta mbroj me ate nga mekatet e te shkuares.