E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te majte dhe te djathte, ne shesh per integrimin"

Fatjona Mejdini

Dy dite perpara 8 dhjetorit, Kryeministri Sali Berisha, ftoi te gjithe shqiptaret, te majte dhe te djathte, qe ti bashkohen kesaj feste te demokracise. Ne mbledhjen e djeshme te kryesise se Partise Demokratike, kreu i qeverise, tha se festa e 8 dhjetorit do te jete me e bukura e zhvilluar ndonjehere gjate pluralizmit shqiptar ne Tirane. Sipas Berishes, kjo feste do te jete per te kujtuar te shkuaren, por edhe per te festuar te ardhmen e sigurt evropiane te Shqiperise. "Ftoj te gjithe shqiptaret pavaresisht nga bindjet partiake, per te cilet endrra evropiane eshte projekti me i bukur. Ftoj te gjithe shqiptaret per te cilet familja eshte vlere themelore e kesaj shoqerie, te bashkohemi ne sheshin "Skenderbej" per te festuar nje dite nga me te medhate ne historine kombit tone", beri thirrje dje Berisha. Sipas tij, kjo feste e madhe do te deshmoje edhe njehere, lartesine e idealeve te dhjetorit, demokracine dhe pluralizmin politik. Ne vigjilje te festes te se martes, kryeministri kujtoi edhe njehere, se ishin demokratet te cilet 19 vite me pare u perballen me diktaturen e ashper komuniste dhe arriten ta rrezonin ate. Kryeministri, njekohesisht kryetari i PD-se, Berisha, nuk harroi te theksoj edhe faktin se ishte pikerisht kjo force politike qe sot po bente te mundur integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, pasi kishte arritur ta anetaresonte plotesisht vendin ne NATO. "Ne jemi burrat dhe grate qe shembem 19 vjet me pare murin e Berlinit ne Tirane. Ne sot qendrojme ne kursin e historise te shnderrimit te endrrave tona ne realitet, duke qene lokomotiva e integrimit te ketij vendi", tha Berisha. Por kryeministri, pasi theksoi faktin se qeveria qe ai drejtonte kishte arritur te luftonte me tolerance zero korrupsionin, tashme do te vazhdonte te luftonte edhe mafien e perzier me nje pjese te politikes. "Ne nderojme 8 dhjetorin pasi se bashku gjate ketyre kater viteve shembem murin e krimit qe ndante Shqiperine me Evropen, murin e korrupsionit qe kishte mbyllur dyert e integrimit te vendit, dhe vijme me te vendosur se kurre te shembim murin e mafies qe alenca punisto-mafioze perpiqet te lartesoje cdo dite e me shume", deklaroi Berisha, ne kuader te akuzave te perseritura per kryetarin e PS-se, Edi Rama. 19 vite me pare studente dhe pedagoge te Universitetit te Tiranes, dolen ne rruget dhe sheshet kryesore te kryeqytetit, per te kerkuar rrezimin e diktatures komuniste dhe vendosjen e demokracise dhe sistemit pluralist ne vend.

Festa

Demokratet kane pergatitur nje feste te permasave te medha per te kremtuar festen e demokracise. Koncerte me kengetare te shumte, fishekzjarre dhe dekorimi i spikatur do ti shoqeroj qytetaret pergjate gjithe mbremjes se te martes. Mes te ftuarve do te jete edhe grupi i njohur finlandez "Sunrise Avenue".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›