E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Bashkia e Tiranës e tej fryrë, "dëm" 4 milion €

Poni tha se në do të shkurtohej me 15% administrata e bashkisë, atëherë do të rezervoheshin rreth 4 milion euro, çka sipas tij do të shkonin për qytetarët e kryeqytetit.

"Ne propozimet për buxhetin, kemi propozuar një shkurtim 15 për qind të administratës se Bashkisë. Bashkia ka rreth 400 veta ne administrate, duhet të këtë me pak. Pastaj ka ne dhjetëra ndërmarrje një rritje te numrit të punëtoreve fare te pamotivuar dhe me shume kujdes këto janë propozuar. Propozimi jone eshte qe rreth 4 milionë euro do te duhet te transferohen nga shërbime administrative ne investime. Nuk janë pak 4 milionë euro", thotë kreu i këshilltareve demokratë në bashkinë e Tiranës për Alsat.

Sipas tij, me propozimin e këshilltarëve demokratë për reduktim të administrates se bashkisë së Tiranës, pritet të jetë në rend të ditës në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›