E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha fton strukturat që të koordinojnë masat për të parandaluar zjarret në verë Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ftoi sot të gjitha strukturat përgjegjëse që të koordinojnë masat për të parandaluar dhe menaxhuar çdo situatë të mundshme zjarresh gjatë stinës së nxehtë të verës. Sipas tij, përballimi i situatës së zjarreve të mundshme në stinën e verës kërkon përgjegjësi dhe angazhim të të gjitha strukturave përgjegjëse për të pasur sa më pak dëme në pyje, kullota dhe mjedis gjatë stinës së nxehtë që po vjen. Gjatë konferencës Kombëtare për Mbrojtjen e Pyjeve dhe Kullotave gjatë stinës së verës, tw organizuar nga ministritë e Brendshme dhe asaj të Mjedisit, Basha theksoi rëndësinë e rritjes së vigjilencës për të shmangur rreziqet nga zjarret gjatë stinës së verës, duke pasur parasysh se sivjet jemi përballur me ndryshime temperaturash nga 6-10 gradë në periudha kohore vetëm disa ditore. “Në këtë kuadër detyrë kryesore është bashkimi i rezervave ekzistuese potenciale të vendit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, forcimi i bashkëpunimit, parapërgatitja dhe mbrojtja nga rreziqet, në veçanti mbrojtja e pyjeve nga zjarret”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›