E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të zhdukur prej një jave, Arjan Bulku nga Tirana dhe Riza Koçiraj nga Vlora

Mbetet mister zhdukja e emigrantit nga Vlora si dhe tregtarit nga Tirana. Policia nuk ka dalë më asnjë njoftim zyrtar për të dhënë informacione paraprake në lidhje me zhdukjen e Riza Koçirajt dhe Arjan Bulkut. Ndërkohë mësohet se kërkime te shumta janë bërë për të gjetur 28-vjeçarin Riza Koçiraj, emigranti nga Vlora që erdhi të kalojë Vitin e Ri nga Torino e Italisë, por të gjitha rezultojnë të pasuksesshme.
Familjarët thonë se e kanë bërë denoncimin në polici por kjo e fundit nuk e pohon zyrtarisht zhdukjen e të riut.
Ndërkohë e të njëjtën pikë janë edhe hetimet e kryera nga policia e Tiranës për tregtarin e zhdukur Arjan Bulku. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar mësohet nga burime kofidenciale se do të merren në pyetje personi i fundit që ka takuar Bulku si dhe në rrugë operative janë duke u marrë të gjitha informacionet për të bërë të mundur gjetjen e tregtarit.
Por ajo që tashmë pritet janë përfundimi i hetimeve të policisë si e Tiranës ashtu edhe ajo e Vlorës të cilat do të bëjnë të mundur gjetjen e dy të zhdukurve, ku Arjan Bulku ka humbur kontaktet me familjen më 27 dhjetor ndërsa emigranti më 30 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›