E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, largohen 500 ushtarë të kontigjentit italian

PRISHTINE- Italia do të reduktojë trupat e saj që shërbejnë në Kosovë gjatë muajit janar, bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve, Ansa . Gjatë këtij muaji, 500 ushtare italianë pritet të largohen nga Kosova për t’u kthyer në vendin e tyre. Largimi do të bëhet sipas planit të NATO-s për reduktim trupash ushtarake në këtë vend. Aktualisht në Kosovë ndodhen 1 900 trupa ushtarake italiane. Reduktimi i trupave do të bëhet në mënyrë graduale, bëjnë të ditur autoritetet ushtarake italiane. Edhe zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apathurai pati deklaruar se ministrat e Mbrojtjes të aleancës mund të diskutojnë zvogëlimin e numrit të trupave në Kosovë pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›