E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria e paaftë për përballimin e fluksit të emigrantëve

TIRANE- Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha sot se qeveria nuk është e aftë të përballojë fluksin e emigrantëve qoftë për festat e fundvitit apo gjatë sezonit të verës. Sipas Partisë Socialiste një nga dobësitë kryesore është mospajisja në kohë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike duke shkaktuar për ta probleme në vendin ku jetojnë dhe punojnë."është i disati vit që emigrantët i kalojnë pushimet jo me të afërmit e tyre, por në radhë të gjata e kilometrike.Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për t’i paraprirë situatave të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura", theksoi Kodheli në një komunikim me mediat. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›