E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Gati listat, do te votojne rreth 3.2 milione shqiptare Luljeta Ndoka



Dorezohen listat perfundimtare te zgjedhesve per zgjedhjet e 8 majit 2011 ne te gjitha KZAZ ne vend. Me kete rast, zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni ka dale me nje deklarate, me ane te se ciles ka informuar mbare opinionin publik per perfundimin ne kohe, te pergatitjes dhe me pas shperndarjen e listave te zgjedhesve ne vendin tone. Saktesisht, Shqiperia ka ne listen perfundimtare te zgjedhesve 3.164.859 zgjedhes, te ndare keta ne 4.932 qendra votimi.

Listat

Zv/Ministri, Poni deklaroi dje se me date 9 prill, pra menjehere pas dates 8 prill, sic kerkohet ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise, ka perfunduar me sukses procesi i hartimit dhe perfundimit te listes perfundimtare te zgjedhesve ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. "Sikurse dhe Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise dhe Udhezimi 365 i Ministrit te Brendshem kerkon, me date 8 prill jane gjeneruar ne Regjistrin Elektronik te Gjendjes Civile listat perfundimtare te zgjedhesve dhe duke filluar nga data 5 prill jane printuar nga nepunesit e Gjendjes Civile dhe u jane derguar kryetareve te njesive vendore per t'i nenshkruar, proces ky qe ka zgjatur keto dy tre dite sikurse Udhezimi e kerkon",-tha Poni. Ne kuader te transparences, ai njoftoi se Shqiperia ka ne listen perfundimtare te zgjedhesve 3164 859 zgjedhes, te ndare keta ne 4932 qendra votimi. Pas gjenerimit ne Regjistrin e Gjendjes Civile dhe printimit nga pothuajse te gjitha zyrat e Gjendjes Civile te Republikes se Shqiperise, listat jane nenshkruar nga te zgjedhurit vendore. "Nga informacioni qe kemi, jane dorezuar prane KZAZ-ve ne te gjithe territorin me perjashtim te njesive vendore Bogove dhe Vendreshe te Qarkut te Beratit, Pojan te Qarkut te Korces, deri tani thuhet per arsye teknike, dhe Shosh te Qarkut te Shkodres. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile sapo te marre informacion zyrtar nga KZAZ-te do te vere ne dispozicion edhe per keto njesi vendore listen sic ligji e parashikon ne menyre qe te gjitha standardet zgjedhore dhe cilesia te jene ne maksimumin e mundshem",- tha Poni

Dublikimet

Poni sqaroi se jane hequr nje sere emrash nga lista, te cilet rezultonin te ishin zgjedhes ne me shume se nje qender votimi. Nga ana tjeter, ne lista kishte shtetas mbi 100-vjecar, per shkak te faktit qe aty nuk ishin cregjistruar nga njesite vendore. "Sic mund ta vini re lista perfundimtare e zgjedhesve ka gati 23 mije zgjedhes me pak se lista paraprake. Lista paraprake ka pasur 3 188 059 zgjedhes por i eshte nenshtruar pastrimit te dublikimeve, heqjes se mbi 100-vjecareve, heqjes se personave qe kane lene shtetesine, duke e bere listen perfundimtare te zgjedhesve te nje cilesie dhe standardi te larte", konfirmoi Poni. Ai nuk harroi te permendte kontributin e te zgjedhurve vendore te bashkive e komunave, qe coi ne nje produkt final, strikt ne kohe, dhe qe reflekton ne menyre te qarte te gjitha operacionet e bera per t'i dhene listet se zgjedhjeve te 8 majit cilesine dhe standardet me te larta. "Listat sapo te konfirmohen zyrtarisht nga te gjithe kryetaret e njesive vendore ne variantin elektronik dhe me shkrese, jo me vone se 24 ore nga konfirmimi i te gjithe kryetareve do te ngarkohet ne internet ne faqet zyrtare te tre institucioneve ku eshte shpallur lista paraprake, te Ministrise se Brendshme, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile", tha zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni.

Ndryshimet

Poni shprehu angazhimin qe, ne kuader te marreveshjes qe partite politike rane dakord, t'u sigurojme te gjitheve nje akses maksimal, pra jo vetem variantin "read only", por edhe variantin aktiv per t'u siguruar subjekteve zgjedhore aksesin maksimal qe te kene mundesi te verifikojne ndryshimet e listes perfundimtare ne listen paraprake.

Te dhenat

Ndarja sipas 12 qarqeve:

Berati 172 664 zgjedhes ne 329 qendra

Dibra 124 471 zgjedhes ne 318 qendra

Durresi 300 902 zgjedhes ne 364 qendra

Elbasani 309 479 zgjedhes ne 556 qendra votimi

Fieri 362 727 zgjedhes ne 530 qendra

Gjirokastra 121 360 zgjedhes ne 290 qendra

Korca 268 045 zgjedhes ne 429 qendra

Kukesi 73854 zgjedhes ne 221 qendra

Lezha 153 412 zgjedhes ne 251 qendra

Shkodra 243 508 zgjedhes ne 414 qendra

Tirana 749 246 zgjedhes ne 879 qendra

Vlora 285 191 zgjedhes ne 351 qendra votimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›