Topalli: Rruga e vetme e Rames, shpifja e konflikti Rozeta Rapushi
Edi Rama qe kur eshte zgjedhur si kryetar i Partise Socialiste ka humbur cdo beteje me mazhorancen dhe kryeministrin Sali Berisha. Keshtu u shpreh dje nga Fushe-Kruja, Kryetarja e Kuvendit, dhe nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, gjate prezantimit te kandidatit te "Aleanca per Qytetarin" ne kete bashki, Bilal Stafuka.
"Keto nuk jane zgjedhje politike, jane zgjedhje lokale. Dikush ne Tirane kerkon qe te na i shese si zgjedhje politike. Ne fakt, pikerisht ky dikushi, eshte personi qe ka humbur cdo beteje politike, qe kur eshte zgjedhur kryetar i Partise Socialiste. Betejen politike ai zoteri e ka humbur ne qershor te 2009-s me Sali Berishen, sepse Sali Berisha e mundi ne zgjedhjet politike", u shpreh para elektoratit Topalli. Sipas saj, qe pas humbjes se zgjedhjeve politike ne 2009-n, Edi Rama ka humbur cdo beteje tjeter politike madje edhe me vete Topallin me synimin per te bllokuar Kuvendin, per te bllokuar axhenden e integrimit, per te bllokuar heqjen e vizave. Po keshtu, Topalli tha se Rama ka humbur edhe betejen politike per te mos pranuar te hyje ne zgjedhjet e 8 Majit, per ta shtyre daten e zgjedhjeve lokale dhe administrative si dhe ka humbur betejen politike per te ndryshuar rregullat e lojes, kur loja ka filluar. "Tani, ai do te humbase edhe betejen lokale.
Lulezim Basha do ta munde ne Tirane", theksoi Topalli. Sipas saj, PD dhe aleanca e saj, ka ardhur ne keto zgjedhje lokale me nje bilanc konkret. Kryetarja e Kuvendit, permendi faktin se ne Kushtetuten e Shqiperise jane parashikuar 2 momente, ne te cilat pushteti shkon te qytetari, te cdo burre, te cdo grua, te cdo i ri, te cdo pensionist i cili ne 2009-en dha gjykimin e vet per zgjedhjen e tij politike, ndersa ne 8 maj 2011 do te jape voten e tij per qeverisjen vendore. Ajo permendi se ne dy vitet e fundit, mazhoranca arriti te heqe vizat. "Kur ne zgjedhjet e 2009-es, ne thame qe ne u premtojme shqiptareve qe ne vitin e pare te mandatit te dyte ne do te hiqnim vizat, ishte premtimi me i veshtire qe ne ndonjehere i kishim bere qytetareve shqiptare. Padyshim, per te arritur ne kete sukses, ne kete enderr te jashtezakonshme, ne kete moment qe i mundesonte cdo burri, cdo gruaje, cdo vajze, cdo djali, cdo te riu, cdo pensionisti qe me pasaporten shqiptare te kaloje portin, te kaloje aeroportin, te kaloje kufirin me makinen e tij; te shkoje ne France, ne Itali, ne Greqi, ne Gjermani, dhe te trajtohet njelloj me respekt dhe dinjitet si cdo qytetar tjeter i Evropes", permendi Topalli. Por pervec kesaj, Topalli theksoi se ne Fushe-Kruje ka pasur permbytje te veshtira dhe mazhoranca, kryeministri Sali Berisha vendosi te jape per sistemimin e lumit ketu ne fazen e pare 1 milion dollare. Ndersa ne fazen e dyte, qe kerkon qe sistemimi i ketij lumi te kthehet edhe si nje oportunitet, si nje mundesi per zhvillim ekonomik me nje projekt tjeter plus, 5 milione dollare. "Perballe ketyre arritjeve, zoti Rama thote se e vetmja rruge jam une. E vetmja rruge e tij eshte vetem shpifja. E vetmja rruge e tij eshte vetem trillimi. E vetmja rruge e tij eshte vetem konflikti", akuzoi Topalli.