E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Listat e zgjedhesve jane ne internet e KQZ

Fatjona Mejdini

Ministria e Brendshme ka bere gati listen perfundimtare te votuesve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat do te mbahen ne 28 qershor. Zevendesministri i Brendshem, Ferdinat Poni me ane te nje deklarate per shtyp, i ftoi te gjithe qytetaret votues qe te verifikonin emrat e tyre ne listen, e cila gjendet ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Puneve te Brendshme. "Kjo liste eshte ngarkuar ne internet nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe mund te gjendet ne faqen zyrtare elektronike te Ministrise se Brendshme ne ikonen "Lista e zgjedhesve 2009".Gjithkush mund te verifikoje fare lehte emrin e tij ne listen perfundimtare te zgjedhesve. Ne me pak se nje sekonde ne kerkim shfaqen te dhenat e zgjedhesit dhe perberesit zgjedhore", deklaroi zv/ministri i Brendshem, Poni. Po keshtu sipas tij, kjo liste perfundimtare e detajuar e zgjedhesve, eshte vene ne dispozicion te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve."Ministria e Brendshme ka vene ne dispozicion te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve listen perfundimtare te zgjedhesve, numrin e zgjedhesve per cdo njesi vendore, numrin e qendrave te votimit dhe adresat e tyre perkatese, si dhe numrin e zgjedhesve per cdo qender votimi", njoftoi zevendesministri i Brendshem, Poni. Sipas tij, kjo ministri eshte e gatshme t'ia vere ne dispozicion kete liste edhe per partite politike te interesuara. Zv/ministri i Brendshem sqaroi me tej se, ne baze te kesaj liste numri perfundimtar i qytetareve, te cilet do te shkojne ne kutite e votimit ne te gjithe vendin eshte 3.084.067 zgjedhes. Vetem ne Tirane ministria e Brendshme ka vendosur ngritjen e 824 qendrave te votimit per shkak te numrit shume te madh te votueseve. Per numer qendrash vjen me pas Elbasani i cili ka 557 qendra. Ndersa Qarku i Kuksit i cili nxjerr vetem 4 deputete, ka 226 qendra votimi, duke pasur numrin me te vogel te tyre. Numri total i qendrave te votimit ne Shqiperi eshte 4812 qendra. Lista tashme pritet te shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me pas, ajo do t'i kaloje bashkive dhe komuna ne te gjithe vendin per te bere edhe afishimin e tyre prane qendrave te votimit ne te gjithe Shqiperine. Parlamenti i ardhshem pritet te nxjerre 140 deputete, sipas sistemit te ri zgjedhor proporcional-rajonal. Prej javesh tashme ne te gjithe vendin jane ngritur shtabet elektorale te kandidaturave per deputete, ndonese fushata zgjedhore eshte ne fillimin e saj.

Kandidatet

Partite politike te regjistruara ne te gjithe vendin, kane nxjerr prej javesh tashme kandidaturat e tyre per cdo qark. Si pasoje e sistemit te ri elektoral, ndonese listat e kandidateve jane, qytetaret kane te drejte te votojne vetem per partine e tyre te preferuar dhe jo per renditjen e kandidaturave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›