E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: "Shqiperia, me 2013 "nuse" per ne BE"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e quajti dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, te mbaruar fare. Gjate nje takimi elektoral ne Kombinat, Topalli tha me bindje se Rama nuk do te fitoje. "Dua t'i them nga ketu, nga kjo zone e Tiranes, kryetarit te bashkise se Tiranes: ti nuk pranove te hyje ne listen e deputeteve, sepse karrigen e deputetit e konsideron, si nje vend qe nuk te jep dot 15 perqindeshin. Nuk ka parti qe te te vije pas", akuzoi kryetarja. Sipas saj, ai qe nuk ka familje nuk mund te mendoje per vendin dhe kur nuk mendon per femijen e tij, nuk mund te mendoje per femijet e te tjereve. Ndaj Topalli, u beri thirrje banoreve te zones, qe te mendojne per te ardhmen per femijet e tyre dhe t'i japin voten Partise Demokratike per nje mandat te dyte. "Te jeni te sigurt se 28 qershori do te jete nje dite e bukur, po aq sa ka qene marsi i vitit 1992. Mandati i dyte do te jete nje mandat, i cili do te beje Shqiperine tone te dashur me te bukur, me te sigurt, nje vend qe rritet, nje vend qe ngjitet, nje vend qe respektohet, nje vend qe ne vitin 2013, sic thote Sali Berisha, do te jete nje "nuse" gati per t'u anetaresuar ne BE", premtoi Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›