E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Listat për zgjedhjet në cilësi e standard të lartë

09-04-2011 / Gazeta 55

Zëvendësministri raportoi se në listat e publikuara nga data 5 prill janë 3.164. 859 zgjedhës, hiqen 20 mijë emra


Ministria e Brendshme ka arritur të përpilojë listat për zgjedhjet e 8 Majit brenda standarde të kërkuara. Zëvendësministër i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Brendshme, foli për listat zgjedhore të “8 Majit”, duke i cilësuar se janë të një cilësie dhe të një standardi mjaftë të lartë. Zv.ministri Poni deklaroi për median se nga listat e publikuara nga data 5 prill janë 3.164. 859 zgjedhës ndërsa janë hequr 20 mijë emra nga listat paraprake, kjo duke iu referuar dhe 4.832 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Poni theksoi se janë 4 komuna të cilat nuk kanë dorëzuar listat. Listat do të publikohen dhe në internet në 3 faqe zyrtare, në faqen e Ministrisë së Brendshme, KQZ-së dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.


Deklarata e plotë për shtyp e zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni

Në vazhdën e komunikimeve për plotësimin e standarteve të procesit zgjedhor, veçanërisht për listat e zgjedhësve, jam këtu për t’ju komunikuar se sot më datë 9 prill, pra menjëherë pas datës 8 prill, siç kërkohet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, përfundimin me sukses të procesit të hartimit, përfundimit, të listës përfundimtare të zgjedhësve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sikurse dhe Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe Udhëzimi 365 i Ministrit të Brendshëm kërkon, më datë 8 prill janë gjeneruar në Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile listat përfundimtare të zgjedhësve dhe duke filluar nga data 5 prill janë printuar nga nënpunësit e Gjendjes Civile dhe u janë dërguar kryetarëve të njësive vendore për t’i nënshkruar, proces ky që ka zgjatur këto dy tre ditë sikurse Udhëzimi e kërkon.
Sot që flasim mund t’ju themi se:
Shqipëria ka në listën përfundimtare të zgjedhësve 3164 859 zgjedhës, të ndarë këta në 4932 qendra votimi.
Më konkretisht Qarku i Beratit ka 172 664 zgjedhës në 329 qendra, Dibra 124 471 zgjedhës në 318 qendra, Durrësi 300 902 zgjedhës në 364 qendra, Elbasani 309 479 zgjedhës në 556 qendra votimi, Fieri 362 727 zgjedhës në 530 qendra, Gjirokastra 121 360 zgjedhës në 290 qendra, Korça 268 045 zgjedhës në 429 qendra, Kukësi 73854 zgjedhës në 221 qendra, Lezha 153 412 zgjedhës në 251 qendra, Shkodra 243 508 zgjedhës në 414 qendra, Tirana 749 246 zgjedhës në 879 qendra dhe Qarku i Vlorës 285 191 zgjedhës në 351 qendra votimi.
Pas gjenerimit në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe printimit nga pothuajse të gjitha zyrat e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë ato janë nënshkruar nga të zgjedhurit vendorë dhe nga informacioni që kemi janë dorëzuar pranë KZAZ-ve në të gjithë territorin me përjashtim të njësive vendore Bogovë dhe Vëndreshë të Qarkut të Beratit, Pojan të Qarkut të Korçës, deri tani thuhet për arsye teknike, dhe Shosh të Qarkut të Shkodrës.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sapo të marrë informacion zyrtar nga KZAZ-të do të vërë në dispozion edhe për këto njësi vendore listën siç ligji e parashikon në mënyrë që të gjitha standartet zgjedhore dhe cilësia të jenë në maksimumin e mundshëm.
Siç mund ta vini re lista përfundimtare e zgjedhësve ka gati 23 mijë zgjedhës më pak se lista paraprake.
Lista paraprake ka patur 3 188 059 zgjedhës por i është nënshtruar pastrimit të dublikimeve, heqjes së mbi 100 vjeçarëve, heqjes së personave që kanë lënë shtetësinë, duke e bërë listën përfundimtare të zgjedhësve të një cilësie dhe standarti të lartë.
Besoj që edhe ky proces kompleks që kërkonte në mënyrë fondamentale edhe kontributin e të zgjedhurve vendorë të bashkive e komunave, ka një produkt final, një produkt strikt në kohë, dhe që reflekton në mënyrë të qartë të gjitha operacionet e bëra për t’i dhënë listët së zgjedhjeve të 8 majit cilësinë dhe standartet më të larta.
Lista sapo të konfirmohen zyrtarisht nga të gjithë kryetarët e njësive vendore në variantin elektronik dhe me shkresë, jo më vonë se 24 orë nga konfirmimi i të gjithë kryetarëve do të ngarkohet në internet në faqet zyrtare të tre institucioneve ku është shpallur lista paraprake, të Ministrisë së Brendshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Ne jemi të angazhuar që në kuadër të marrëveshjes që partitë politike ranë dakort, t’u sigurojmë të gjithëve një akses maksimal, pra jo vetëm variantin read only, por edhe variantin aktiv për t’u siguruar subjekteve zgjedhore aksesin maksimal që të kenë mundësi të verifikojnë ndryshimet e listës përfundimtare në listën paraprake.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›