Intervistë me Kyung Won Lee, Konsull i Nderit i Shqipërisë në Korenë e Jugut
Shqipëria dhe Koreja e Jugut, shembujt e bashkëjetesës që i duhen bërë të njohura njerëzimit
Kush jeni ju dhe cila është lidhja juaj me Shqipërinë?
Më quajnë Kyung Won Lee, punoj si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Korenë e Jugut. Erdha ne Shqipëri për t’u njohur më shumë me këtë vend të mrekullueshëm, të cilin e përfaqësoj në Kore
Është hera e pare qe po vizitoni Shqipërinë? Cila është mbresa juaj për vendin
tonë?
Po! Kjo është vizita ime e pare në Shqipëri. Ky vend kaq madhështor me një histori dhe veçori natyrore hyjnore më ka lënë shumë mbresa. Ajo çfarë më ka bërë më shumë përshtypje është klima dhe relieve juaj, keni një klime shume te mire, dhe kam vene re se relievi juaj është shumë i ngjashëm me atë të Koresë së Jugut. Pjesa perëndimore e Shqipërisë është fushore kurse ajo lindore dhe veriore është malore, pra një reliev të tillë ka edhe Koreja. Për sa i përket popullit shqiptar, janë shume te sjellshëm, dhe kam vënë re se e keni zhvilluar shumë vendin tuaj. Ne si koreanë e vlerësojmë shumë zhvillimin, prandaj duhet t’iu them “bravo” për përpjekjet e mëdha që keni bërë dhe vazhdoni për të zhvilluar këtë vend të mrekullueshëm
Koreja e Jugut ka një pozicion gjeografik specifik, e cila ka ndikuar në krijimin e një lloj kryqëzimi midis qytetërimeve. Si e keni bërë të mundur që megjithë tërë këtë presion të madh të krijuar nga “përplasjet” e kulturave të ndryshme, Koreja e Jugut të ruajë identitetin e saj të fortë?
Unë e konceptoj në këtë mënyrë. Koreja është vendi ku forcat kontinentale dhe forcat oqeanore takohen në një vend të vetëm. Forcat Oqeanike, këtu përfshihen amerikanet, dhe japonezët. Ndërsa tek forcat kontinentale përfshihen Kina dhe Rusia. Pra, është një vend takimi. Prandaj Koreja u bë toka e betejave midis komunizmit dhe lirisë. Kjo është mënyra se si mund ta kuptojmë situatën kulturore historike. Kina dhe Koreja janë te lidhura nga toka, por gjuha është e ndryshme. Gjuha koreane është pak e ngjashme me gjuhen japoneze. Pra kemi ngjashmëri më shume me Japoninë. Shkrimi korean u krijua 600 shekuj më parë. Kemi përdorur shkronjat kineze por kemi folur gjuhën tonë amtare. Nga Kina kemi marrë rryma letrare, por edhe budizmin, konfucianizmin, dhe krishterimin. Në fund të shekullit XIX, protestantizmi erdhi nga oqeani, nga misionarët amerikane. Pra kemi shume protestantë në popullsi, kemi budistë, kemi konfucianistë. Kjo e fundit ka influencuar mënyrën e jetesës së koreanëve por gjithashtu ka ndikuar në mënyrën e të menduarit të krishterë. Për sa i përket, shamanizmit, kjo s’është një fe e mirëfillte. Koreanet besojnë ne qenie të mbinatyrshme, i cili mund të jetë zoti, krijuesi , pra koreanet besojnë ne diçka supernatyrale.
Çfarë vlerësohet më shumë në Korenë e Jugut dhe ç’nisma duhen marrë që kultura, zakonet, traditat e Koresë së Jugut të njihen në Shqipëri - por edhe anasjelltas?
Tradicionalisht ne vlerësojmë edukimin, dijen. Kështu ka qene gjate gjithë kohës. Te mësuarit, edukimi, është shumë i rëndësishme për të gjithë koreanët. Ne e vlerësojmë edukimin dhe dijen, jo si një mjet për të bërë para, por si pjesë e pandashme e kulturës sonë, si një privilegj. Edukimi është themeli i modernizimit të Koresë së Jugut. Njohja e kulturave tona me njëra-tjetrën mund të realizohet duhet përdorur programet ndërkombëtare të shkëmbimit të njerëzve. Pra duke përdorur këto programe, shqiptarët mund të njihen më kulturën koreane, dhe anasjelltas. Ju mund te dërgoni studentë, shkrimtar, të cilët në Kore do të njihen me kulturën vendase duke shikuar dokumentar ose duke lexuar libra. Kjo është mënyra më efikase për të shkëmbyer kulturat tona.
Në pamundësi për të sjellë Korenë e Jugut dhe Shqipërinë afër gjeografikisht, çfarë mund të bëni ju, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Korenë e Jugut, që të sillni afër Shqipërinë me Korenë e Jugut në aspektin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik?
Siç thashë më sipër, unë mund te krijoj një “urë” midis Shqipërisë dhe Koresë. Për shembull mund të lehtësojë shkëmbimin njeri-njeri, mund të përkthejë librat e shkrimtarëve tuaj dhe t’i botoj ato në Kore. Pra të njëjtën gjë mund të bëni edhe ju me librat e vendit tim. Mund të zhvillojë aktivitete kulturore si “Dita e Shqipërisë” ose “Muaji i Shqipërisë”. Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, kjo e fundit mund të realizohet me anë të tregtisë. Ju mund të eksportoni të mira materiale dhe shërbime tradicionale shqiptare në Kore, pra ato të mira që dini t’i bëni më mirë se Koreanët. Nga ana tjetër edhe Koreja e Jugut mund të eksportojë të mirat dhe shërbimet tradicionale vendase.
Koreja e Jugut është shumë e njohur për filmat e saj, sidomos dramat. Këtu në Shqipëri, populli shqiptar është mjaft i familjarizuar me filmat kinezë, japonezë, por jo me ata koreanë. Ju si mendoni, çfarë mund të bëhet që edhe filmat koreanë të bëhen të familjarizuar për shqiptarët?
Ju mund t’i sugjeroni një televizioni që të transmetoje dramat koreane. Dramat koreane janë shume popullore ne te gjithë Azinë Juglindore, në Japoni, Vietnam, Kinë, Filipine. Pra, te gjithë yjet e kinemasë koreane janë shumë të famshëm ne te gjithë Azinë, aq të famshëm sa vetë yjet e Hollywood-it. Pra blini filma, drama koreane. Se di sa kushtojnë, por për këtë mund t’iu informojë fare mirë ambasada koreane ne Greqi, sepse ajo mbulon edhe Shqipërinë.
Koreja e Jugut është një vend shumë i zhvilluar ekonomikisht. Ajo bën pjesë në grupin “Tigrat e Azisë” dhe “Njëmbëdhjetëshja e Ardhshme” grupe këto që përbëhen nga vendet më të fuqishme ekonomike të Azisë dhe botës. Cilët janë ato faktorë të cilët kanë meritën për një zhvillim të këtyre përmasave?
Dy janë faktorë kryesor që kanë ndikuar në zhvillim e Koresë: 1-vlerësimi i lartë që i bëhet edukimit. Kjo sjell një përmisim të përgjithshëm në burimet njerëzore;2-të gjithë burrat e ndershëm dhe të shëndetshëm duhet të shërbejnë në ushtri. Ushtria është një formë e veçantë edukimi, ku koreanët e rinj mësojnë për durimin, tejkalimin e vështirësive, dhe se si mund të punojnë të organizuar në një skuadër. Përpos këtyre dua të shtoj edhe disa faktorë të tjerë:3-Lëvizja e re komunitare e drejtuar nga presidenti i fundit, Park Chung He, e cila ishte një lloj fushate për rigjallërimin shpirtëror të njerëzve. Kjo lëvizje promovon ndihmën-vetjake dhe bashkëpunimin, nëpërmjet të cilave koreanët mund t’ i arrijnë qëllimet e tyre dhe shmangin pesimizmin dhe dështimin. Në këtë mënyrë u zhvillua ajo që quhet “Ajo çka shpirti mund të realizojë”; 4-Lidershipi i fortë në zhvillimin ekonomik, që pavarësisht opozicioni të opozitës, ndërmori politika ekonomike të cilat ndërtuan themelin e zhvillimit ekonomik. Këto përfshijnë: ndërtimi i një infrastrukture të rregullt, termocentralet, fabrika çeliku. Frytet e tyre nuk korren gjatë periudhave afat shkurtra, por gjatë periudhave afat gjatë; 5-Risitë në ide dhe shpërndarja e forcës punëtore koreane, ndikuan në shkëmbimet e huaja, pasi kjo është esenciale për investimet në industri. Punëtorët koreanë kanë punuar shumë në shtete, p.sh në Gjermania Perëndimore si minatorë qymyrguri ndërsa në Vietnam si punëtorë ndërtimi. Pavarësisht idesë se industrisë se industrisë së lehtë duhet t’i kushtohet më pak rendë, planifikimi ekonomik lejoi që kompanitë më të mëdha të luanin rolin kryesor. Kompanitë më të mëdha të elektronikës, automobilit, industrisë së anijeve, janë të gjitha të drejtuara nga një grup biznesesh të fuqishme. Ideja për t’i kushtuar më shumë rëndësi bizneseve të vogla mund të tingëllojë pozitivisht për kapitalin ekonomik dhe mund të jetë më popullor për njerëzit. Sidoqoftë, popullariteti nuk është rruga për efiçensën ekonomike, pasi për këtë të fundit nevojitet konkurrenca ndërkombëtare. Korporatat e mëdha nuk kanë nevojë për ndërhyrjen dhe energjinë e qeverisë në efikasitete e tyre, pasi këto e kanë vetë këtë energji.
Çfarë mund të na thoni për veten tuaj, shkollimin, jetën...?
Jam 67 vjeç, kam qene profesor, kam punuar si editorialist në gazeta, por para se të punoja në gazetë, jam marrë me tregti, eksport. Jam rritur në fshat, në një fermë. Kam kaluar një jetë të vështire, familja ime ishte shume e varfër dhe u përpoqa te punoja shume, studioja shume. Prandaj i thashë vetes qe e vetmja mënyre për të çarë në jetë ishte duke studiuar. Duke studiuar shumë, mblodha frytet e saj, pasi mbarova universitetin, dhe fitova bursë për doktoraturë në ekonomi në SHBA. Pra, e mora doktoraturën falas, pa asnjë shpenzim timin.
Çfarë mund të na thoni për gjendjen e koreanëve në Phenian dhe cili është komenti i juaj për konfliktin e fundit me fqinjin tuaj verior, i cili bombardoi disa fshatra të Koresë së Jugut?
Më lejoni që në fillim të bëj një sintezë të vogël historike se si liderët komunistë shfrytëzuan varfërinë e njerëzve, për t’i bërë lavash trurit me indoktrinimin komunist. Koreanët e simpatizojnë lirinë, por përballë varfërisë, ata filluan të pyesnin veten: përse duhet liria kur je i varfër? Me mendim se komunizmi do t’i përmirësonte jetën, filluan të simpatizonin komunizmin. Kështu që falë ndihmës së Rusisë, gjithë këta njerëz u mblodhën në një vend të vetëm duke krijuar Korenë e Veriut. Me ndihmën e Rusisë, regjimi komunistë u instalua në Kore. Tani njerëzit janë nën kontrollin e qeverisë, pa liri, nuk mund të lëvizin, madje nuk lejohen të udhëtojnë edhe në Kine. Vetëm njerëzit e selektuar lejohen. Njerëzit që jetojnë në Korenë e Veriut nuk dinë se çfarë bëhet jashtë. Për sa i përket konfliktit të fundit, pra bombardimit të fshatrave të Koresë së Jugut, për çka më vjen më shumë inat, është se thonë që e bëmë për vetëmbrojtje. Kjo është qesharake
Në fakt, për sa i përket komunizmit edhe vetë Shqipëria ka kaluar një situatë të tillë, madje më të egër, prandaj mund të themi qe e kuptojmë mërinë tuaj.....
E di që komunizmi ne Shqipëri ishte shumë i egër. Por problemi i Koresë se Veriut është se liderët atje i gënjejnë njerëzit. Dëshiroja që këta liderë të ishin të sinqertë dhe t’i lenin njerëzit që të shikojnë të vërtetën, t’i japin atyre lirinë.
Pyetja e fundit që po ju drejtoj, është një pyetje e cila iu është bërë shqiptarëve për shekuj me radhë, meqenëse, që nga viti 1913, edhe ne vazhdojmë të kemi një fat të ngjashëm me Korenë, pra jemi të ndarë nga territoret e tjera shqiptare. A parashikoni ju një riunifikim te Koreve në një të ardhme jo të largët?
E dëshiroj një gjë te tillë, po kjo gjë s’mund të bëhet në rrethanat e sotme, sepse kemi Kinën që mban themelet e pushtetit komunist të Koresë së Veriut, pasi s’do të humbë influencën e saj mbi të. Megjithëse Kina ka ndërmarrë reforma ekonomike disi liberale, ku njëkohësisht ka një komunizëm të fuqishëm, Koreja e Veriut ka një kontroll te rreptë mbi ekonominë. Nëse Kina do të marrë përsipër ndonjë ditë që të ndryshojë Korenë e Veriut, atëherë mund të kemi ndonjë shans. Ne duam te bashkohemi. Megjithatë nuk është e thjeshtë te flasësh për bashkim. Kur filluan luftën, e justifikuan me pretendimin se do të lironin Korenë e Jugut. Madje ata e quajtën luftën “Lirimi i Koresë”. Ne jetojmë në liri, kemi lirinë e fjalës, lëvizim lirshëm, pra nuk e di se nga çfarë duan të na lirojnë. Koreja e Jugut është më e zhvilluar se ajo e Veriut. Në fillim, kur u nda vendi, Koreja e Veriut “trashëgoi” kompleksin industrial që ishte ndërtuar në veri, pra kishte kushte të mira për të zhvilluar ekonominë. Ndërsa tani, Koreja e Jugut është 30 herë më e zhvilluar se Koreja e Veriut. Kur isha i ri mendoja se komunizmi mund te ishte më i mirë por pastaj u bëra një mbrojtës i demokracie dhe i ekonomisë së lirë. Predikimi i ekonomisë së lire është misioni i jetës sime kudo që do të shkoj. Kur kalon vështirësi ekonomike, t vetëm zemra duhet te jete e ngrohte, jo mendja. Kjo e fundit duhet të jetë e freskët, pasi vetëm në një gjendje të tillë mund t’i zgjidhim problemet dhe vështirësitë
Curriculum Vitae
Lindur në Kore, 2 korrik 1943
Edukimi dhe Eksperiencat
1961 laureohet në ekonomiks, Universiteti Kombëtar i Seulit, Kore
1969: Magjistër në ekonomiks, Universiteti Kombëtar i Seulit, Kore
1975: M.A në biznes, Universiteti i Iowa-s Veriore, SHBA
1973: Ph.D në ekonomiks, Universiteti i Ilinoisit, Ilinois, SHBA
1973-1979, ekspert në ekonomiks, Shoqata Amerikane e Sojës, Iowa, SHBA
1979-1991, Drejtor i Shoqatës Amerikane të Sojës, Kore
1991-1994: Editorialist, Gazeta e Përditshme “Munhwa”, Seul, Kore
1995-2008: Profesor, Shkolla Ndërkombëtare e Studimeve, Universiteti Daejin, Kore
2007-2010- Kryetari i Fondacionit, Songam Foundation Inc.
Libra
-Tregtia Ndërkombëtare e Drithërave dhe Ekonomisë Ushqimore,Hankyung Shinseo Nr. 6, 1986, Korea Economic Daily, 394 fq
-Historitë Ekonomike “Takohemi në Treg”, Koreaone, 265 faqe
-Lulëzim Globalizues në Cheokhwabi, 1997, Haptong, 325faqe
-Agrikultura Koreane “Le të fillojë sërish”, 1998, Instituti Ndërkombëtar i Zhvillimit Agrikulturor, 375 faqe
-Sfidat e Përballuara nga Agrikultura Koreane në Shekullin XXI, Instituti Ndërkombëtar i Zhvillimit Agrikulturor, 615 faqe
-Tregtia Ekonomike dhe Çështja e Agrikulturës Ushqimore, 2006, Instituti Ndërkombëtar i Zhvillimit Agrikulturor, 262 faqe