Poni Rama fyeu shqiptaret per Festen e Flamurit shkarkim dhe hetim nga Prokuroria

Tirane 29 nentor NOA Upadte- Mos respektimi i Kushtetutes se Shqiperise nga ana e Bashkise se Tiranes qe e cileson 28 Nentorin si festen e veteme kombetare ka bere qe keshilltaret demokrate ne Bashkine e Tiranes te nisin procedurat per shkarkimin e kryebashkiakut Edi Rama.
Ferdinand Poni ne cilesine e kreut te keshilltareve te djathte ka deklaruar se shkarkimi i Rames eshte i mundur ne baze te ligjit Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5.
Vec shkarkimit Poni tha se do te kerkohet dhe ndjekja penale e kreut te bashkise Edi Rama.
Ne do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme Prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante Kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve tha Poni.
Ai eshte ndalur ne ate qe e cilesoi si shfaqe te pahijshme te autoriteteve lokale ne kryeqytet.
E dhimbshme e pabesueshme por ja qe ndodhi As dje si edhe nje vit me pare ne 28 Nentor diten e Flamurit diten e Ditelindjes se Kombit Shqiptar dite qe festohet nga cdo shqiptar me nderim adhurim e krenari me te madhe ne te kater anet e botes kudo qe ata ndodhen dite qe eshte sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 kur thote se Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit 28 Nentori perseri Tirana kryeqyteti i Shqiperise ishte e pazbukuruar tha Poni.
Ai u shpreh se bashkia e Tiranes e sabotoi festen e shqiptareve. Kryetari i bashkise se Tiranes ne nje veprim te turpshem e te papergjegjshem perseri theu ligjin Kushtetuten si dhe u perpoq te turperonte shpirtin e dinjitetin e shqipatreve tha Poni.
Ai u shpreh se sjella e kreut te bashkise ka qene poshteruese per kryeqytetin e vendit duke ndaluar cdo lloj veprimtarie festive si dhe duke e perjashtuar Tiranen nga cdo lloj dekorimi e zbukurimi per festen me te madhe te shqiptareve.
Qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise e kane te qarte se Edvin Rama ne kete perzierje te ulet morale mes tradhtarit dhe thyeresit ne menyre flagrante te ligjit e Kushtetutes mes nje mbartesi te paturpshem te nje fryme moralisht te ulet publike e respekti per shtetin kombin e flamurin tone dhe si i tille ai smund te rrije asnje dite as kryetar i bashkise se kryeqytetit tha sot Poni.
a.k/NOA