E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Rama mban peng planin e Tiranës për interesa

“Ish-kryetari që s’punon, që shkel përditë ligjin për të rritur varësinë e biznesit, të personave e familjeve që duan të strehohen, të sipërmarrësve që duan ambientet e tyre të punës, të pronarëve e qytetarëve pronarë të trojeve që duan të prosperizohen ka braktisur me kohë çdo angazhim e përkushtim ndaj punës, ligjit, qytetarëve e komuniteteve të biznesit e të Tiranës”, theksoi Poni.

Sipas Pont, nëse do t’i takonte një epitet, këtij përbindëshi shkatërrimtar të zhvillimit, është ai i Mister leja e ndërtimit apo Mister 15 përqindëshit që për ta ruajtur këtë situatë abuzive vazhdon të sabotojë edhe Planin Rregullues të qytetit. Ai tha më tej se asgjë nuk mund ta ndalojë zbatimin e ligjit.

“Rama, në gjendjen e tij reaktive e psikologjikisht të rënduar mund të mos e kuptojë këtë, as edhe kur vihet në shërbim të grupeve të interesit që e përdorin atë si vegël për ta sabotuar interesat e ligjshme dhe evropiane të shqiptarëve mund të mos i shkojë mendja tek mijëra, dhjetëra mijëra qytetarë që dëmtohen prej tij”, sqaroi Pone.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›